
STUDIME JASHTË VENDIT DHE ASISTENCË PËR VIZA
Kush jemi
PEREGRINE Consultancy Albania është një agjenci konsulence e specializuar në studimet jashtë vendit dhe asistencën për viza. Ofrojmë këshillim dhe mbështetje për aplikime universitare, shkolla të mesme ndërkombëtare, kampe sezonale, viza studentore, turistike dhe vizitore.
PEREGRINE u krijua për t'i afruar studentët dhe familjet me mundësitë e arsimit ndërkombëtar, duke lehtësuar përzgjedhjen e institucioneve arsimore dhe procesin e aplikimit. E mbështetur në shtatë vite përvojë profesionale në këtë sektor, agjencia ndërthur njohuritë praktike të fushës me një qasje individuale, të përshtatur me nevojat dhe objektivat e çdo studenti/ studenteje.

Shërbimet tona
Nga përzgjedhja e programeve arsimore deri te aplikimet për viza, ofrojmë shërbime të specializuara për studentët, familjet dhe aplikantët që planifikojnë të studiojnë apo të udhëtojnë jashtë vendit.
Eksploroni programe Bachelor, Master, MBA, programe përgatitore dhe kurse të gjuhëve të huaja në universitete dhe institucione arsimore ndërkombëtare.
Zbuloni mundësi arsimimi në shkolla ndërkombëtare rezidenciale, që ndërthurin cilësinë akademike, jetën në kampus dhe zhvillimin personal.
Programe pranverore, verore dhe dimërore që ndërthurin mësimin e gjuhëve të huaja, aktivitetet sportive e krijuese dhe përvojat kulturore ndërkombëtare.
Asistencë për aplikime për viza studentore, përgatitjen e dokumentacionit dhe procedurat përkatëse të lejeve të qëndrimit jashtë vendit për UK, SHBA, Kanada dhe Evropë.
Asistencë për aplikime për viza turistike dhe vizitore, përfshirë përgatitjen e dokumentacionit dhe procedurat e aplikimit për UK, SHBA dhe Kanada.
DESTINACIONET E STUDIMIT
Eksploroni mundësi studimi në mbi 20 destinacione ndërkombëtare, në nivele të ndryshme arsimimi dhe në institucione publike e private.




















Qasja jonë
Nga konsulta fillestare deri te hapat e parë në destinacionin e studimit.
Njohim profilin tuaj akademik, interesat, buxhetin dhe objektivat përmes një konsulte fillestare falas.
Identifikojmë universitetet, gjimnazet, programet akademike dhe alternativat që përputhen me profilin dhe aspiratat tuaja.
Hartojmë një plan të personalizuar, duke përcaktuar dokumentacionin, kërkesat dhe afatet e aplikimit.
Menaxhojmë aplikimet akademike, komunikimin me institucionet dhe procedurat e vizës studentore apo turistike.
Ju asistojmë me akomodimin, sigurimin shëndetësor dhe përgatitjet e nevojshme përpara udhëtimit.
Ju orientojmë mbi regjistrimin përfundimtar, procedurat administrative dhe shërbimet kryesore për studentët.
Hapi juaj i radhës
Na tregoni synimet dhe pritshmëritë tuaja. Përmes një konsulte fillestare falas, do të kuptojmë nevojat tuaja, do të shqyrtojmë alternativat dhe do t'ju orientojmë mbi hapat e mëtejshëm.