
Rreth nesh
Historia jonë
PEREGRINE lindi nga përvoja e drejtpërdrejtë në fushën e arsimit ndërkombëtar dhe nga dëshira për të krijuar një agjenci konsulence ku studentët, familjet dhe aplikantët të gjejnë këshillim profesional, informacion të besueshëm dhe mbështetje të përshtatur me nevojat e tyre.
Puna ndër vite me studentë, familje dhe institucione arsimore ndërkombëtare ka treguar se vendimi për të studiuar jashtë vendit përfshin shumë më tepër sesa zgjedhjen e një universiteti apo shkolle të mesme. Njohja e sistemeve arsimore, përzgjedhja e programeve të përshtatshme, kriteret e pranimit, kostot dhe procedurat e aplikimit janë pjesë e një procesi që kërkon informacion të saktë dhe planifikim të kujdesshëm. Për studentët dhe familjet e tyre, këto vendime përfaqësojnë një investim të rëndësishëm në të ardhmen.
PEREGRINE u krijua për t'i afruar studentët me institucionet arsimore jashtë vendit dhe për t'i mbështetur në çdo fazë, nga identifikimi i mundësive që përputhen me profilin dhe objektivat e tyre deri te përgatitja dhe menaxhimi i aplikimeve. Synimi ynë është ta bëjmë këtë proces më të qartë, më të organizuar dhe më të lehtë për t'u ndjekur, duke i kushtuar vëmendje rrethanave dhe nevojave të çdo aplikanti.
Sot, PEREGRINE ofron konsulencë për aplikime në universitete, shkolla të mesme dhe kampe sezonale ndërkombëtare, si edhe asistencë për viza studentore, turistike dhe vizitore. Pavarësisht shërbimit, angazhimi ynë mbetet i njëjtë: të ofrojmë këshillim të përgjegjshëm dhe mbështetje praktike, në mënyrë që çdo aplikant të ndihet më i informuar dhe më i sigurt në hapat që ndërmerr.
NJIHUNI ME THEMELUESEN
Themeluese | PEREGRINE Consultancy Albania
Me mbi shtatë vite përvojë në arsimin ndërkombëtar, Elisabeta Rada ka qenë e angazhuar në këshillimin për studime jashtë vendit, pranimet universitare, menaxhimin strategjik, organizimin e panaireve arsimore dhe zhvillimin e partneriteteve institucionale brenda dhe jashtë vendit.
Përvoja e saj si studente shkëmbimi dhe pjesëmarrja në programe edukimi e trajnimi në vende të ndryshme i kanë dhënë një njohje më të gjerë të sistemeve arsimore dhe kulturave të ndryshme. Sot, përmes PEREGRINE, ajo e vë këtë përvojë në shërbim të studentëve, familjeve dhe aplikantëve.
Një shënim nga themeluesja
Besoj se këshillimi i mirë fillon me dëgjimin dhe të kuptuarit. Për mua, çdo student dhe aplikant meriton vëmendje individuale, informacion të qartë dhe mbështetje në vendimet që merr për të ardhmen.

Parimet tona
Katër parime që përcaktojnë mënyrën si këshillojmë, komunikojmë dhe mbështesim çdo student apo aplikant.
Dëgjojmë dhe vlerësojmë nevojat, objektivat dhe rrethanat e çdo aplikanti për të ofruar këshillimin e duhur.
Informojmë qartë mbi kërkesat, afatet, kostot dhe procedurat, në mënyrë që çdo aplikant të marrë vendime të mirëinformuara.
Trajtojmë çdo aplikim me kujdes dhe saktësi, duke respektuar kërkesat e institucioneve dhe autoriteteve përkatëse.
Ofrojmë asistencë nga përzgjedhja e programeve dhe aplikimet për studime apo viza, deri te përgatitja për nisje dhe orientimi gjatë hapave të parë jashtë vendit, sipas shërbimit të përzgjedhur.
Hapi juaj i radhës
Pavarësisht nëse po eksploroni mundësi studimi, po mendoni për mundësi për fëmijën tuaj apo po përgatitni një aplikim për vizë, ne jemi këtu për t'ju dëgjuar, për të kuptuar planet tuaja dhe për t'ju ndihmuar të përcaktoni hapat e radhës.
Konsulta e parë falas për të gjitha shërbimet.